Këta janë tre të arrestuarit për vrasjen e Bakush Veselit

HomeLajmeKosovë

Këta janë tre të arrestuarit për vrasjen e Bakush Veselit

Policia dhe Prokuroria e Gjilanit deri tani kanë ndaluar si të dyshuar Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin.

Hetuesit pritet ta marrin në pyetje edhe Lirim Jakupin.

Për vrasjen e Bakush Veselit i vrarë mbrëmë në qendër të Gjilanit, policia dhe prokuroria janë duke marrë në pyetje Faton Osmanin, Gëzim Bajramin dhe Irfan Veselin.

Të gjithë këta po trajtohen si persona të dyshuar, por as policia e as prokuroria nuk kanë dhënë detaje apo cilësime të mundshme në implikimin e tyre.

Ndërkohw hetuesit pritet ta marrin në pyetej edhe Lirim Jakupin edhe pse ky i fundit ka treguar një alibi se mbrëmë ka qenë në Prishtinë, por ka shprehur gatishmëri që vullnetarisht të përgjigjet tek organet hetuese.

Është e habitshme se si nuk kanë funksionuar ose nuk po funksionojnë kamerat e qytetit edhe pse janë ndarë mijëra euro për këtë projekt. Hetuesit po kanë probleme në identifikimin e të dyshuarve në mungesë të kamerave funksionale.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Prokuroria Themelore e Gjilanit.

COMMENTS