Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në KQZ emrat e katër kandidatëve për për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Lajmi.net ka mësuar nga burime brenda kësaj partie emrat e kandidatëve të përzgjedhur të PDK-së për të garuar në këtë pjesë të Kosovës:
Mitrovicë e Veriut – Taulant Kelmendi;
Leposaviq – Albulena Behluli Hetemi;
Zubin Potok – Izmir Zeqiri dhe
Zveçan – Ilir Peci
Përveç PDK-së, deri të hënën pasdite ka paraqitur aplikimin edhe Iniciativa Qytetare Mitrovicë me kandidatin e saj për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Ende nuk dihet nëse edhe partitë tjera të mëdha shqiptare do të marrin pjesë me kandidatët e tyre në zgjedhjet e 18 dhjetorit.Afati për të paraqitur emrat e kandidatëve të tyre është shtyrë nga KQZ-së deri më 25 nëntor 2022.