fbpx

Këshilltari i presidentit turk për ballkanin: “Mund të ketë takim Erdogan-Kurti-Vuçiq”

HomeLajmeKosovë

Këshilltari i presidentit turk për ballkanin: “Mund të ketë takim Erdogan-Kurti-Vuçiq”

Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan, mund të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Këtë e ka konfirmuar kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, i cili nuk e ka mohuar as mundësinë e një takimi Erdogan-Kurti-Vuçiq.

Demiri ka lënë të kuptohet se Erdogan po pret që të shohë se çfarë rezultati drejt marrëveshjes finale mund të çojnë takimet në Bruksel dhe pastaj të përfshihet.

“Ia kemi shprehur këtë edhe presidentit [Aleksandër] Vuçiq dhe pas vizitës që do të bëjmë në Kosovë, apo ndoshta edhe më herët me krerët e Kosovës. Ne kemi shprehur interesin që të ndihmojmë, mirëpo momentalisht kemi pritur që takimet në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti të marrin një përfundim dhe të shohim se deri ku po vijnë me këtë marrëveshje dhe që pastaj të ndërhymë edhe ne që të jemi ndërmjetësues dhe të ndihmojmë në këtë rrugë të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën.