Connect with us

Kosovë

Këshilltari i Konjufcës thotë se Asociacioni ka vdekur

Publikuar

me

Feim Tahirsylaj, këshilltar i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit, ka shkruar një status, në të cilën ai citon Donika Gërvallën, ministren e Jashtme.

Tahirsylaj ka cituar Gërvallën rreth Asociacionit, e cila tha se Asociacionit ka vdekur.

“Ka pasur një marrëveshje në 2013 që u korrigjua në 2015. Asociacioni ka vdekur kur Gjykata Kushtetuese ka thënë se bie ndesh me 23 nene. Nuk është legjitime për qeverinë tonë që të ofrojnë koncepte që bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Kryeministri Kurti ka paraqitur në Bruksel një plan me 6 pika, një prej të cilave ka të bëjë me pakicat kombëtare. Do donim që në të gjithë vendet e rajonit tu siguronin qytetarëve të pakicave të drejta sikurse ua mundësojmë ne në Kosovë. Asociacioni nuk mund të ndodhë në Kosovë, por do ulemi të bisedojmë për zgjidhje për pakicat e komunitetit”. – thotë Gërvalla në citatin e shpërndarë nga Tahirsylaj.

E të njëjtin “lajm” e ka dhënë edhe vetë Tahirsylaj, duke shkruar se “Asociacioni ka vdekur!”.

Reklama