fbpx

Këshilltari i Blinken tregon temat që kanë diskutuar me presidenten Osmani

HomeLajmeKosovë

Këshilltari i Blinken tregon temat që kanë diskutuar me presidenten Osmani

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar për takimin që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

E para e shtetit gjatë qëndrimit në New York është duke takuar zyrtarë të lartë amerikanë, një nga ta edhe Derek.

Në ato takime po konfirmohen partneriteti në mes Kosovës dhe SHBA-ve.

“Për të diskutuar partneritetin tonë të qëndrueshëm, rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe mbështetjen e Kosovës për afganët, Ukrainën”, ka shkruar Chollet.

Kosova e kishte miratuar kërkesën amerikane për strehimin e një numri të afganëve që shërbenin gjatë qëndrimit amerikan në Afganistan – e pasi shtetin afgan e pushtuan talebanët ata u detyruan të largohen.

Disa herë SHBA-ja e ka falënderuar Kosovën për këtë çështje.

E Kosova vazhdimisht e thotë se ndihma e SHBA-ve është jetike për shtetin dhe qytetarët e saj. /Express.

x