fbpx

Këshilli Prokurorial dënon ashpër gjuhen e ministres Gërvalla për punën e prokurorëve

HomeLajmeKosovë

Këshilli Prokurorial dënon ashpër gjuhen e ministres Gërvalla për punën e prokurorëve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka goditur prokurorët teksa ka folur për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, duke thënë se disa prej tyre “duan ta dëmtojnë Qeverinë duke denigruar personalitete”. Këtë deklaratë e ka dënuar ashpër Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Në një reagim dërguar mediave, KPK shkruan se “dënon ashpër përdorimin sistematik të gjuhës denigruese dhe joinstitucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të përdorur ndaj prokurorëve të shtetit, në Klan Kosova, ku duke mos zgjedhur mjete, kohë dhe fjalë, po tentohet cenimi i integritetit dhe pavarësisë së Prokurorit të Shtetit, si institucion i pavarur dhe kushtetues”.

Tutje, KPK ia kujton Gërvallës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion ndaj Martin Berishajt.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia rikujton Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e trajtuar në mënyrë ligjore një kallëzim penal të pranuar nga Agjencia Kundër Korrupsion. Andaj, çfarëdo konspiracioni i ngritur nga ajo lidhur me këtë çështje është i paqëndrueshëm, joprofesional dhe përbënë tentim për njollosjen e sistemit prokurorial”, thuhet në reagim.

Donika Gërvalla, ministre e  Punëve të Jashtme, i ka dalë në mbrojtje publike ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, duke thënë se “mund të ketë intencë politike ndaj tij”.

Gërvalla ka hedhur dyshime në profesionalizmin e disa prokurorëve. Thotë se disa prej tyre “duan ta dëmtojnë Qeverinë duke denigruar personalitete”.

“Asnjë nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për ndryshime thelbësore në këtë vend, nuk janë të sigurt nga hapja e hetimeve të prokurorisë, duke e njohur edhe profesionalizmin e një pjese të prokurorëve, pore dhe duke e njohur edhe nevojën e domosdoshme për një vetting të mirëfillt”, ka thënë Gërvalla në Klan Kosova, të martën.

x