fbpx
HomeLajmeKosovë

Kërkoi shkarkimin e Hotit, Mustafa i reagon ‘xhelatës’ Kusari-Lila: Një idiotizëm i skajshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deputetes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi shkakrimin e kryeministrit Hoti, pasi sipas saj nuk ishte izoluar me kohë.

Pas sqarimit të kryeministrit Hoti ndaj Kusari-Lilës ka shkruar edhe Mustafa, i cili e ka quajtur “kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore”, veprimin e saj, transmeton lajmi.net.

“Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Miq të nderuar

Është edukatë elementare njerëzore që e kemi kultivuar në familjet tona, të respektojmë të sëmurin. Ta ndihmojmë, t’l japim kurajo ose ta lëmë rehat në telashet e tij.

Të ngritesh në mëngjes e ta kërcënosh Kryeministrin se do të shkarkojmë, pse të ka kapur virusi një ditë më parë, është kanibalizëm politik, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore. A thua kështu i edukojmë fëmijët!!

Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë.

Turp! IM/Lajmi.net

COMMENTS