Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Valdete Rexhepi Dobra

2 minutes, 12 seconds Read

Valdete Rexhepi Dobra, e cila është e diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit dhe e njëjta ështe duke u trajtuar në një klinikë Onkologjike në Gjermani, ku kostoja e trajtimit është 810 mijë euro. Valdetja është trajtuar deri më tani, por me trajtimin e saj nevojiten edhe 213 mijë euro dhe ne mungesë të mjeteve financiare klinika nuk vazhdon me trajtimin e mëtutjeshëm.

Familjarët bëjnë të ditur se jane mbledhur dhe paguar në konton e spitalit 597.022 euro. Ku 140 mijë nga dy familjet dhe pjesa tjetër nga familjarët dhe miqt e Valdetes.

https://gofund.me/9d7d122e

“Të nderuar familjar, miq, dashamirë,
Para disa muajve kemi bërë thirrje publike për ndihmë, përmes mediave elektronike dhe rrjeteve sociale , lidhur me shërimin e bashkëshortes sime Valdete Rexhepi Dobra e cila vuan nga kanceri dhe e cila është duke u trajtuar në një klinikë Onkologjike në Gjermani, dhe kostoja e trajtimit është 810 mijë euro.

Për hirë të korrektësisë dua të j’u njoftoj se deri më tani janë mbledhur dhe paguar në konton e spitalit 597.022 euro (140 mijë nga dy familjet dhe pjesa tjetër nga familjart, miqt, dashamirèt dhe njerëzit e vullnetit të mirë dhe për këtë u jemi përjetësisht mirënjohës dhe falënderues).

Pra, falë ndihmës suaj, Valdetja është trajtuar deri më tani, por për trajtimin e saj nevojiten edhe 213 mijë euro dhe ne mungesë të mjeteve financiare klinika nuk vazhdon me trajtimin e mëtutjeshëm.
Duke pasur parasysh shpenzimet e deritanishme (trajtimi në Prishtinë dhe Stamboll për 1 vit e gjysëm që është mbuluar nga familja) dhe shpenzimet në Gjermani, me keqardhje më duhet të kërkoj edhe njëherë ndihmën tuaj, në mënyrë që të kompletohet shuma e nevojshme dhe Valdetja të vazhdoj trajtimin deri në fund, pra të shërohet dhe të kthehet pranë fëmijëve të saj dhe familjes, pacientëve dhe studentëve.
Përndyshe Valdetja është e lodhur nga terapitë, por me shumë vullnet, dëshirë e shpresë për jetë. Mbështetja juaj ka pasur ndikim të madh në vullnetin dhe forcën e saj për t’a mposhtur sëmundjen e keqe.
Bashkëngjitur keni edhe dëshminë mbi pagesat e kryera deri më tani në spital, fotografinë me numrin e telefonit për donacionet përmes mesazheve e cila vazhdon deri më 2 shtator 2023 (vetëm nga VALA), xhirollogaritë bankare për donacione si dhe deshminë e cila tregon se Valdetja është duke u trajtuar në spital.

Ndjesë dhe konsideratë për ju të gjithë!

Me respekt,

Fisnik Dobra”

Publikime te ngjashme