fbpx

Kërcenon përseri Haradinaj: “Është koha e fundit për Kurtin që ta ndalë shkatërrimin e vendit, ndryshe jemi të detyruar ta ndalim ne”

HomeLajmeKosovë

Kërcenon përseri Haradinaj: “Është koha e fundit për Kurtin që ta ndalë shkatërrimin e vendit, ndryshe jemi të detyruar ta ndalim ne”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë ka thënë se është momenti i fundit që kryeministri Kurti të reflektojë. Në të kundërtën Haradinaj ka thënë se “janë të detyruar ta ndërprejnë me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas mbledhjes me Këshillin e Përgjithshëm të AAK-së.

Ai ka bërë thirrje për qetësi pas zhvillimeve në veri të vend.

“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.

Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, shkruan Haradinaj.