fbpx

Kërcenimi i drejtëpërdrejtë dhe i rrëzikshëm i të shpallurit “non-grata”, Millorad Dodik!

HomeLajmeRajoni

Kërcenimi i drejtëpërdrejtë dhe i rrëzikshëm i të shpallurit “non-grata”, Millorad Dodik!

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, tha se e sheh Republikën Srpska si shtet të pavarur në pesë vjetët e ardhshme.

Dodik deklaroi se Bosnja dhe Herecegovina “mbijeton vetëm sepse mbahet nga faktori ndërkombëtar”, duke shtuar se “forca” është e vetmja gjë që ka mbetur për ta ruajtur atë.

“Tani Millorad Dodik është sulmuar ashpër,” i tha ai RTRS, duke deklaruar se do të ishte shumë më e lehtë të tregohej unitet politik në Republikën Srpska.

Duke folur për sanksionet që i vendosi SHBA-ja pak ditë më parë, Dodik vlerësoi se amerikanët janë “gati të shkojnë deri në fund”.

“Dhuna nuk i lutet Zotit dhe Zoti nuk e do dhunën”, tha ai gjatë ditës së djeshme duke theksuar se të huajt po i kërkojnë të ndryshojë retorikën.

Ai përsëriti se në fillim të javës së ardhshme do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi dje në Banja Llukë se “Republika Srpska është fryt i dëshirës së popullit serb për të jetuar në paqe dhe për të parandaluar krimet e kryera kundër popullit serb gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Ajo, në ceremoninë që u mbajt me rastin e Ditës së Republikës Srpska, tha se marrëdhënia mes Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës “u bë e veçantë” falë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe anëtarit serb të Presidencës së Bosnjes dhe Hercegovinës, Millorad Dodik.

Bërnabiq përcolli edhe urimin e Vuçiqit ku, ndër të tjera, thotë se është shqetësuar nga vendosja e sanksioneve ndaj Dodikut.

“Serbia nuk do të vendosë kurrë sanksione kundër anëtarëve të popullit të saj në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska”.

Presidentja e Republikës Srpska, Zheljka Cvijanoviq, me rastin e 30 vjetorit të këtij entiteti të Bosnjes dhe Hercegovinës ka ndarë dekorata për disa personalitete serbe përfshirë edhe kryeparlamentarn serb Ivica Daçiq dhe ambasadorin serb në SHBA Marko Gjuriq.

Gjuriq, i cili më parë ka qenë drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se përfaqësuesit e Serbisë ende nuk kanë biseduar me Millorad Dodikun për sanksionet e fundit amerikane, duke shtuar se Serbia është gjithmonë me popullin e saj në Republikën Srpska.

“Dita e sotme u kushtohet ceremonive dhe festimeve, por Serbia është gjithmonë me popullin e saj në Republikën Srpska”, u tha Gjuriq gazetarëve në Banja Llukë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

COMMENTS

x