fbpx

Kërcënim i ri, dyshohet për bombë në aeroplanin që fluturoi nga Prishtina për në Stamboll

HomeLajmeKosovë

Kërcënim i ri, dyshohet për bombë në aeroplanin që fluturoi nga Prishtina për në Stamboll

Në vazhdën e kërcënimeve për mjete shpërthyese në Aeroportin “Adem Jashari”, tashmë është ngritur alarm i ri, për bombë në një aeroplan që fluturoi nga Prishtina.

Sinjali mëson se në një aeroplan që është nisur nga Prishtina për në Stamboll, dyshohet se ka mjete shpërthyese. Kërcënimi, kësaj radhe është pranuar në e-mailin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit, aeroplani ku dyshohet se ka bombë është nisur para 45 minutave.

Kjo nuk është hera e parë që ka pasur kërcënime për bombë në aeroport, por edhe në institucione të tjera, ndërkohë që të gjithë kanë rezultuar alarme të rremë.

COMMENTS

x