fbpx
HomeMagazina

Këngëtarja kosovare del pozitiv me koronavirus

Këngëtarja e kosovare, Adelina Emini, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin COVID-19.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se është mirë me shëndet, por familjarët e saj janë përballur me vështirësi shëndetësore.

Postimi i plotë:

Më lejoni të ju njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitive me Covid-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore. Bazuar në këto përvoja, ju sygjeroj të respektoni këshillat e IKSHP dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj.

COMMENTS