Connect with us

Magazina

Kejvina qan, Luizi qesh – Debate të ashpra mes banorëve: Ky është limiti

Publikuar

me

Në “Prime” e sotëm të “Big Brother VIP Albania” ka pasur debate të nxehta.

Më së shumti përplasje ka pasur prej banorëve ndaj Luizit, të cilin kanë vazhduar ta akuzojnë për fjalorin e tij dhe sjelljen karshi banorëve të tjerë, shkruan lajmi.net.

Ani pse të gjithë banorët kishin shprehur dëshirën që të ishte Luizi ai që duhet të dilte nga shtëpia e BBVA, në fakt publiku votoi që ai të vazhdonte lojën.

Por, gjatë pauzave të spektaklit, një tjetër debat i Luizit ka ndodhur me modelen Kejvina Kthella.

Ishte modelja ajo e cila ka kërkuar nga produksioni që të marrë masa ndaj Luizit përndryshe ajo do të largohet nga shtëpia.

Në anën tjetër, Luizi ka deklaruar se nuk e di pse modelja është prekur kur kanë folur vetëm për kostumin e tij.

“Ajo më tha se e vetmja gjë e mirë në trupin tënd është kostumi yt. Unë i thash ma ka qepur njëri. Ajo më tha a mund të ta qepë gojën. Pastaj çfarë thash?”, ka deklaruar Luizi, duke u ndërhyrë nga modelja Kejvina Kthella e cila ka thënë se ai përsëri është duke manipuluar.

“Ky është limiti, është limiti. Duhet të merren masa ndaj tij”, ka deklaruar Kejvina duke u përkrahur edhe nga Tea.

Në një moment, derisa moderatorja e BBVA, Arbana Osmani ka qenë duke ju thënë se duhet të kenë kujdes me gjuhën, Kejvina nuk është përmbajtur më dhe është çuar në këmbë duke u larguar në dhomë me lot në sy.

Në këtë moment, Luizi ka qeshur duke deklaruar se është frikësuar nëse modelja do ta godasë, por se buzëqeshja e tij nuk u prit mirë nga banorët e tjerë.

“Ai qesh se atë e pranojnë. Deri sa fjalët e tij ia duartrokasin jashtë, ky do të vazhdojë të qeshë”, ka deklaruar e nervozuar dhe me lot në sy Kejvina Kthella. /Lajmi.net

Reklama