fbpx

Katari ndaloi përdorimin e birrave në stadiume, tofozet e Ekuadorit bertasin: “Duam birra..”

HomeLajme

Katari ndaloi përdorimin e birrave në stadiume, tofozet e Ekuadorit bertasin: “Duam birra..”

Është duke u zhvilluar ndeshja e parë e Kupës së Botës mes vendit organizator, Katarit dhe Ekuadorit.

Pak ditë para fillimit të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në botë, u mor vendim që të ndalohen pijet alkoolike në stadiume dhe përreth tyre.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar shumë tifozë, derisa të fundit që kanë shprehur pakënaqësi, janë tifozët e Ekuadorit.

Në një moment gjatë ndeshjes që ata ishin duke e fituar me rezultat 0:2 gjatë pjesës së parë, janë dëgjuar brohoritje “duam birra”.

Sa i përket ndeshjes, kombëtarja amerikano-latine është duke e fituar me rezultat 0:2, ku dy golat i ka shënuar sulmuesi i Fenerbahce-s, Enner Valencia.