fbpx

Kastrati thotë se Qeveria është rreshtuar me monopolin: Kurti si zëdhënës i KEDS-it

HomeLajmeKosovë

Kastrati thotë se Qeveria është rreshtuar me monopolin: Kurti si zëdhënës i KEDS-it

Nënkryetari i PSD-së, Qëndron Kastrati ka thënë se kryeministri Albin Kurti po e luan rolin e zëdhënësit të KEDS-it.

Kastrati ka thënë se qeveria është rreshtuar me monopolin privat.

Qeveria e Kurtit sipas tij, KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve disiplinë e shtrenjtim.

“Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?””, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje sipas Kastratit, Qeveria ka marrë anë dhe është rreshtuar me bizneset e mëdha private.

“Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie.””, ka shkruar ai.

Nënkryetari i PSD-së ka ftuar qytetarët që të shtunën më 29 janar t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, nisemi nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike. Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën që të bashkohemi në protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.”, ka shkruar ai.

COMMENTS

x