fbpx
HomeSportSporti vendor

Kastrati: Kjo fitore shkon për tifozët e Gjilanit

Skuadra e Gjilanit arriti të shkruaj historinë në Evropa Ligë.

Gjilani mposhti skuadrën simpatike nga San Marino, Tre Penne me rezultatin finale në 1:3, rezultat ky që e kualifikoi skuadrën kosovare në rundin tjetër të grave, shkruan IndeksOnline

Pas fitores foli edhe mbrojtësi i Gjilanit, Ylber Kastrati ku tha se ndihet i lumtur për ndeshje e zhvilluar sot, ndërsa këtë fitore ia dedikon tifozëve të Gjilanit.

Postimi i plotë i Kastratit:

“Punë, përkushtim, sakrificë për të shkruar një faqe tjetër në historinë e klubit, i cili ka edhe shumë për të shkruar.

Ndjenjë e papërshkruar të debutosh me fanellën e klubit të zemrës në garat ndërkombëtare.

Kjo fitore i’u dedikohet tifozëve të mrekullueshëm të cilët po na presin në Kosovë. Kemi edhe shumë për të treguar.

COMMENTS

x