fbpx

Karim Benzema, fitues i Topit të Artë

HomeLajme

Karim Benzema, fitues i Topit të Artë

Karim Benzema është shpallur lojtari më i mirë në botë nga France Football.

Për Benzeman, kjo është herë e parë në karrierë që e fiton këtë çmim..

Francezi, gjatë sezonit të kaluar te Real Madridi, ishte golashënuesi më i mirë, teksa arriti të triumfojë si në La Liga, po ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, si protagonisti kryesor.

Ai pas marrjes së çmimit tha se për të është ëndërr e bërë realitet.