Kandiq thotë se në mendjet e akademikëve serbë ka plane për luftëra të reja!

0 minutes, 47 seconds Read

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Akademinë serbe të Shkencave dhe Arteve (SANA), Slavenko Terzic, i cili ka thënë se Serbia “ta rikthejë” Kosovën në të njëjtën mënyrë ashtu siç Britania e Madhe veproi me Ishujt Falklands.

Kandiq, e cila reagoi në Twitter, vlerëson se ai në vend se të kritikojë nacionalizmin, vërehet se në mendjet e akademikëve ka plane për luftëra të reja.

“Qytetarët serbë finansojnë SANA-n, të cilën çdo ditë e kompromitojnë anëtarët e saj. Kështu, akademiku dhe kryetari Slavenko Terziq këshillon që Serbia “ta rikthejë” Kosovën në të njëjtën mënyrë si ka vepruar Britania e Madhe me Ishujt Falklands.

Në vend të kritikave për nacionalizmin, në mendjet e akademikëve ka plane për luftëra të reja”, ka shkruan Kandiq.

Publikime te ngjashme