Kosovë
Kandidati i NISMA-s i bindur që e fiton pa balotazh Podujevën
Edhe në këto zgjedhje, Nisma Socialdemokrate në Podujevë garon me kandidatin për kryetar të kësaj Komune, Xhemajl Hasani.Për dallim nga partitë tjera, Nisma në listën e vetë i ka vetëm tetë kandidatë për asamblenë komunale.
Kandidati i Nismës për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, nëpërmjet publikimeve në rrjete sociale, po shprehet i bindur se këtë garë do e fitojë pa balotazh.
Më poshtë emrat e kandidatëve për këshilltarë komunalë:Xhemajl Hasani
Ilmi Tahiri
Xheljane Govori
Gafurr Shabani
Fatmir Zeka
Florida Kadriu
Granit Hasani
Ferki Pollomi
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Në garë për kreun e Podujevës janë Shpejtim Bulliqi i VV-së, Ekrem Hyseni i LDK-së, Floretë Zejnullahu e PDK-së, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës dhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar Demokrat.
