fbpx

Kampioni i botës në boks Usyk publikon foton e dëmeve që i shkaktoi ushtria ruse në shtëpinë e tij

HomeLajmeBota

Kampioni i botës në boks Usyk publikon foton e dëmeve që i shkaktoi ushtria ruse në shtëpinë e tij

Në kohën kur ishte jashtë Ukrainës për të nisur përgatitjet e duelit kundër Anthony Joshua, ushtria ruse shkatërroi një pjesë të madhe të shtëpisë së Oalexander Usyk.

Pasi fitoi edhe duelin e dytë për katër gjerdanët e rëndësishëm WBA,WBO dhe IBF të peshave super të rënda duke u konfirmuar njeriu më i fortë i planetit, 35-vjeçari ukrainas u rikthye në vendlindje ku gjeti rrënojat që lanë pas ushtarët rusë. Boksieri ukrainas ndau në Instagram imazhet e shkatërrimit.

” alt=”” aria-hidden=”true” />Usyk publikon foton e dëmeve që i shkaktoi ushtria ruse në

Një nga fotografitë tregon oborrin pas shtëpisë tërësisht të shkatërruar por dëme janë shkaktuar edhe në pjesën e brendshme. Usyk do të rikthehet në ring vetëm gjatë vitit 2023 pasi refuzoi përballjen me Fury për unifikimin e të gjithë gjerdanëve më të rëndësishëm të boksit profesionist, duke deklaruar se pas fitores me Joshua do të kalojë disa kohë me familjen në vendin e tij ku në fillim të luftës shërbeu disa muaj si ushtar në mbrojtje të Kievit nga agresioni rus.

” alt=”” aria-hidden=”true” />Usyk publikon foton e dëmeve që i shkaktoi ushtria ruse në

x