Kaloi nga VV në LDK! Spahiu thotë se babai i Fatmir Hasanit i kërkoi atij që ta bind Fatmirin të tërhiqet nga gara!

HomeLajmeKosovë

Kaloi nga VV në LDK! Spahiu thotë se babai i Fatmir Hasanit i kërkoi atij që ta bind Fatmirin të tërhiqet nga gara!

Anëtari i VV-së, Fatmir Hasani, i cili bëri koalicion me Armend Agollin e LDK, pasi që VV refuzoi aplikacionin e tij për t’u kandidatuar për kryetar komune, si dhe KQZ-ja nuk e certifikoj si kandidat të pavarur, ka hedhur një varg aku.zash ndaj kandidatit të VV-së për kryetar komune, Agim Bahtiri.

Hasani në një deklarim në T7, kishte thënë se persona, që ai i quante bandita, i kanë kërkuar adresën përmes Nexhmedin Spahiu, ku ai e quante kë.rcën.im. Mirëpo, sot Nexhmedin Spahiu, e ka demantuar tërsisht shokun e tij Fatmir Hasanin.

Madje, Spahiu thotë se Fatmir Hasanit me ngulm ka insistuar që të mundohem ta bindë të tërhiqet nga beteja politike.

“Jam ak.uz.uar nga Fatmir Hasani si transmetues i kërcënimeve të Agim Bahtirit. Kjo është e pasaktë dhe e padrejtë. Është e vërtetë që e kam këshilluar që të mos kandidojë si i pavarur, sepse kandidatët e pavarur nuk kanë gjasa në Mitrovicë, madje baba i tij me ng.ulm ka insistuar që të mundohem ta bindë të tërhiqet nga beteja politike. Agim Bahtiri nuk më ka thënë që t’i them që të tërhiqet nga gara e as që t’i përcjell çfarëdo kë.rcë.nimi. Jam i zënë me punë tjera dhe nuk dëshiroj të jem i invo.lvuar në këto muhabete. Pres mirëkuptim.”, ka shkruar Nexhmedin Spahiu në Facebook.

COMMENTS