Kadrijaj reagon ashpër për mos interesimin e qeverisë për Deçanin: “Edhe ne jemi….”

HomeLajmeKosovë

Kadrijaj reagon ashpër për mos interesimin e qeverisë për Deçanin: “Edhe ne jemi….”

Rreth 800 qytetarë të Komunës së Deçanit, kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

Postimi i saj i plote:

“Interesant shume me këtë qeverin tonē, as nje prononcim e as nje vizitē në Deçan. Ministër Vitia merre mundin e vizitoje Deçanin e interesohu pēr nevojat qē ka QKMF-ja për barna e material tjetēr pēr trajtimin e pacientēve.

Edhe ne jemi qytetar të Kosovës dhe duhet tē trajtohemi si tē tillē. Me padurim po presim rezultatet e mostrave perfundimtare që tē zbulohet shkaku. Tē gjitha instancat të jenë nē nivel tē detyrës që tē zbulohet shkaku i këtij helmimi masiv.

Jemi me qytetarēt e Deçanit me tē gjitha kapacitetet komunale!“, ka shkruar ajo.

COMMENTS