fbpx

Kadrijaj pas fyerjes së Kurtit për mërgimtarët: Gjest i ulët, po i quan analfabetë ata që falë tyre je kryeministër

HomeLajmeKosovë

Kadrijaj pas fyerjes së Kurtit për mërgimtarët: Gjest i ulët, po i quan analfabetë ata që falë tyre je kryeministër

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Kurti për mërgimtarët.

Kadrijaj në profilin e saj në Facebook ka thënë se është i pandershëm epiteti analfabet për mërgimtarët nga ana e kryeministrit Kurti.

Ajo ka shtuar se pasi i mashtroi me përulje, kryeministri tani ka filluar t’i ofendojë mërgimtarët me epitete që ata kurrë se kanë merituar, e aq më tepër kur dihet se ishin ata që mbështetën Kurtin të vijë në pushtet.

Reagimi i plotë i Kadrijajt, pa ndërhyrje: 

Është i pandershëm dhe shumë i ulët epiteti analfabet për mërgimtaret tanë. Pasi i mashtrove deri në përulje tash fillove me i ofendu me epitete qe ata kurrë se kanë meritu. Aq më tepër nga ti, që falë tyre je këtu në këtë pozitë. Liria dhe shteti ynë e kanë emëruesin e përbashkët e ai emërues është populli ynë kudo që jeton dhe vepron.

x