fbpx

Kadaj-Bujupi tregon se a do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

HomeLajmeKosovë

Kadaj-Bujupi tregon se a do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar pas raportimeve të sotme se ajo do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës.Përmes një postimi në Facebook, Kadaj-Bujupi tha se nuk është i vërtet ky lajm, ndërsa thotë se as nuk është ftuar dhe as nuk është e interesuar të bëhet pjesë e ekzekutivit.“Lajmi i publikuar në disa media se do të bëhem pjesë e Qeverisë së Repubikës së Kosovës nuk është i saktë. ​

As nuk jam ftuar dhe as nuk jam e interesuar të bëhem pjesë e ekzekutivit.Koha ka dëshmuar se kisha të drejtë në kundërshtimin e Qeverisë jolegjitime të z.Avdullah Hoti.Tashmë, Republika e Kosovës ka institucione legjitime. Kjo është pozitive. ​

Pushtetit i uroj realizimin e zotimeve parazgjedhore, ndërsa opozitës reflektim e reforma përmbajtësore, përfaqësuese dhe strukturore; në funksion të ndërtimit të kundër-pushteteve të domosdoshme për zhvillimin e demokracisë dhe për funksionalitetin e Republikës”, tha Kadaj-Bujupi.Ajo shtoi se do të mbetet e përkushtuar në aktivitete aktivitete rekreative dhe familjare.

COMMENTS