Kadaj-Bujupi: “Paraqitja e Kurtit në Bruksel ishte e dinjitetshme, më në fund kemi një…”

HomeLajmeKosovë

Kadaj-Bujupi: “Paraqitja e Kurtit në Bruksel ishte e dinjitetshme, më në fund kemi një…”

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe analistja Donika Kadaj Bujupi ka thënë se paraqitja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në dialogun në Bruksel është e dinjitetshme.

Ajo ka shkuar edhe më tutje duke e quajtur “superiore” qeverinë për dallim me paraqitjen e serbëve.

Kadaj Bujupi, që ka qenë 5 herë deputete në Kuvendin e Kosovës, thotë se pr.es.ioni ndërkombëtar do të jetë i madh mbi Kosovën për arritjen e një marrëveshje.

“Më në fund e kemi një qeveri që del superiore në dialog me Serbinë. Nëse mund të them kështu. Kemi pasur një qasje ofan.zive në dialogun me Serbinë, ndryshe nga herët tjera.

E dimë që dikush ka dhënë dorëheqje për këtë dialog, ka pasur edhe nga ata që kanë shkuar e janë munduar të kenë qasje kundërshtuese por nuk kanë mundur të dalin nga agjenda e paracaktuar.

Jemi në pozitë ndryshe. Unë e di edhe për nga përvoja, se pre.si.oni do të jetë i madh.

Por paraqitja ishte dinjitoze“, ka thënë ajo.

COMMENTS