fbpx

Juventusi eliminohet, por Ronaldo thyen rekordin historik. Nuk ndodhte që prej vitit 1934

HomeSportSporti ndërkombëtar

Juventusi eliminohet, por Ronaldo thyen rekordin historik. Nuk ndodhte që prej vitit 1934

Cristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord me fanellën e Juventusit.

Me dy golat e shënuar kundër Lionit, sulmuesi portugez kapi shifrën e 37 realizimeve në sezonin 2019-2020 me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Lojtari i vetëm që e kishte bërë këtë është në sezonin e largët, 1933-1934, Felice Placido Borel.

Ronaldo e theu sonte këtë rekord, duke hyrë në librat e historisë së “Zonjës së Vjetër’, edhe pse ekipi i tij u eliminua nga Champions League.

COMMENTS

x