fbpx

Juristi tërheq paralelen për shaminë në shkolla mes Kosovës dhe Gjermanisë

HomeFetare

Juristi tërheq paralelen për shaminë në shkolla mes Kosovës dhe Gjermanisë

Juristi Durim Berisha ka thënë se udhëzimi administrativ i krijuar para 12 vitesh për ndalimin e mbulesës në shkolla është shkelje e kodit të etikës dhe disiplinës. Përgjatë kësaj, ai ka krahasuar vendet e tjera dhe kushtet që ato mundësojnë në këtë drejtim.

Berisha ka krahasuar udhëzimin administrativ të Republikës së Kosovës që e ndalon shaminë nëpër shkolla me atë të Gjermanisë.

I ftuar në RTV Dukagjini, Berisha ka thënë se udhëzimi administrativ i krijuar para 12 vitesh për bartjen e mbulesës, që i referohet mbulesës sikurse “uniformë fetare”, është shkelje e kodit të etikës dhe disiplinës. Njëherësh, sipas tij, udhëzimi e barazon mbulesën me narkomaninë.

Ai e ka krahasuar këtë udhëzim me mënyrën e zbatimit të tij në Gjermani.

“Përpos që lejohet në Gjermani, ekziston edhe një vendim i Gjykatës Kushtetuse në lidhje me shtetin për të modeluar veshje në kuadër të ed.fizike ku mësohet noti. Për dallim që te na nuk kemi as ujë me pi, atje mësimi i notit është çështje e rëndësishme”, ka thënë Berisha.

E para e arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka folur për udhëzimin administrativ që e ndalon shaminë nëpër shkolla.

Nagavci ka thënë se, e drejta e shkollimit është e drejtë me Kushtetutë dhe nuk mund t’i mohet asnjë fëmije.

E pyetur sërish për të dhënë një përgjigje definitive se a duhet të pranohen nxënëset me shami në shkolla, apo jo, ministrja Nagavci sërish nuk ka dhënë përgjigje të qartë, duke thënë se “ka rregullore edhe ligje që rregullojnë këtë çështje dhe se ato janë në fuqi, dhe fëmijët duhet të shkojnë në shkollë dhe problemi për mua është pse diskutimi bëhet për vajza dhe veshjen e vajzave”.

x