Juria skandaloze e Maqedonisë së Veriut i jep 12 pikë Serbisë, asnjë Shqipërisë juria, ndërsa 10 pikë i merr nga publiku!

HomeMaqedoni e veriut

Juria skandaloze e Maqedonisë së Veriut i jep 12 pikë Serbisë, asnjë Shqipërisë juria, ndërsa 10 pikë i merr nga publiku!

Mbrëmë është mbajtur Eurovizioni 2021 por ndodhi një që e papritur dhe një skandal shumë i madh nga ana e Maqedonisë së Veriut.

Për herë të parë juria e Maqedonisë së Veriut nuk i ka dhënë asnjë pikë Shqipërisë, kurse në këtë shtet jetojnë mbi 800 mijë shqiptarë. Ndryshe veproi publiku në Maqedoninë e Veriut, ku Shqipërisë i dhanë 10 pikë.

Njëjtë ndodhi edhe në vlerësimin që i dhanë këngës pretendete për ta fituar Eurovizionin të Shqiptarit Gjon Muharremaj që përfaqësonte Zvicrën. Juria Gjonin e votoi më 5 pikë, 2 më pak se Francës e cila ishte në vend të dytë e të cilës i dha 7 pikë, ndërsa publiku maqedonas mendoi ndryshe, Zvicrës i dha 7 pikë, ndërsa Francës 5 pikë.

Maqedonia e Veriut 12 pikë ja dha mikut të përbetuar Serbisë, por ky skandal nuk duhet të anashkalohet nga pala shqiptare sepse siç e shohim situatën edhe në eurovizion po diskriminohen shqiptarët.

Turp për Maqedoninë e Veriut

COMMENTS