Johnson: Përdorni paratë e sekuestruara ruse për të rindërtuar Ukrainën

0 minutes, 58 seconds Read

Boris Johnson ka thënë se do të mbështeste ligjet e reja për sekuestrimin dhe shitjen e aseteve ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës.

Duke folur në Davos, ish-kryeministri britanik tha se mbështet idenë që Moska duhet t’i paguajë reparacionet Kievit.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë filluar tashmë procesin e sekuestrimit dhe shitjes së aseteve ruse, raporton skynews.

Johnson, një figurë e njohur në Ukrainë për mbështetjen e ukrainasve në luftën e tyre kundër Rusisë, u bë gjithashtu qytetar nderi i Kievit nga kryetari i qytetit dhe ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitaliy Kltischko.

Theksojmë se Johnson u shkarkuar pas disa skandaleve në “10 Downing Street”, e cila gjë bëri që të humb besimin e deputetëve të partisë Konservatore.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet kryesore që mbështet ukrainasit që prej 24 shkurtit kur filloi pushtimi rus. /Telegrafi

Publikime te ngjashme