Jeremiq: “Me pranimin e planit Franko-Gjerman, Vucic do merr si ‘shpërblim’ krijimin e Shqipërisë së Madhe

1 minute, 7 seconds Read

Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, ka thënë se nëse presidenti Aleksandar Vuçiq e pranon propozimin franko-gjerman, Serbia do të marrë si “shpërblim” krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për ta parandaluar nënshkrimin e këtij propozimi është referendumi.

“Përveç gjithë kësaj, brenda pak vitesh do të ndiqte plani Scholz dhe Macron për zgjidhjen e ‘çështjes së hapur të Bosnjës dhe Hercegovinës’, gjegjësisht heqjes së autonomisë së Republikës Srpska. Ndërkohë, në pushtet në Serbi do të mbetej Vuçiq, i cili do të kalonte në marshin e pestë dhe do të na shkelte edhe më fort se më parë, me mbështetjen e Perëndimit”, ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.

“Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thoshte që trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk do të ishte më serbe pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse manastiret tona do të binin nën autoritetin e Kishës Ortodokse Shqiptare. E vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët do të thonë fjalën e tyre për atë marrëveshje”, shtoi ai.

Ndryshe më 18 mars Kurti dhe Vuçiq u pajtuan me ankesin e zbatimit të marrëveshjes apo propozimit Evropian.

Publikime te ngjashme