fbpx

Jeremiç: Kosova në OKB!

HomeLajmeKosovë

Jeremiç: Kosova në OKB!

Anëtarësimi i Kosovës në Kombe të Bashkuara do të nënkuptonte “Shqipëri të Madhe”, ka thënë ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiç.

Përveç kësaj, “hallin” e anëtarësimit të Kosovës në OKB Jeremiç e kishte edhe në atë se, sipas tij, “shqiptarët do t’i përvetësonin objektetet e shenjta serbe”.

Në një tekst autorial të botuar në të përditshmen serbe “Danas”, Jeremiç supozon se Kisha Autoçefale Ortodokse e shqiptarëve do të merrte përsipër menaxhimin e kishave si Patriarkanën e Pejës, Graçanicës dhe Manastirin e Deçanit.

“Kur jemi te objektet e shenjta fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, të cilat në këtë rast do të binin mbi një territor të vetëm shqiptar, të afirmuar në të drejtën ndërkombëtare përmas anëtarësimit në OKB, çështja e statusit të tyre pashmangshmërisht se do të ngritej”, ka shkruar Vuk Jeremiç.

Jeremiç shprehet më tej se duke qenë se Kisha Autoçefale Shqiptare është plotësisht autoçefale dhe e pranuar në botën ortodokse, çëshja e menaxhimit administrativ do të ngritej.

Jeremiç para mëse një muaji ka dorëzuar në parlamentin serb një propozim të cilin ia ka miratuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, që në rast të ngritjes së çështjes së anëtarësimit të Kosovës në OKB, Serbia t’u kërkojë presidentëve rusë dhe kinezë ta pengojnë me të drejtën e tyre të veto-s në Këshillin e Sigurimit.