fbpx

“Je heroi im”, Ben Stiller takon Volodymyr Zelensky (Video)

HomeLajmeBota

“Je heroi im”, Ben Stiller takon Volodymyr Zelensky (Video)

Ylli i Hollivudit Ben Stiller takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të hënën.

Stiller qëndroi në Ukrainë si ambasador i vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

“Ti je heroi im”, tha Stiller ndërsa përshëndeti Zelenskyn, transmeton Klankosova.tv.

Stiller vizitoi gjithashtu qytetin e Irpin të hënën dhe bisedoi me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga lufta.

“Ju e shihni atë në TV, ju e shihni atë në mediat sociale, është diçka tjetër ta shohësh dhe ta ndjesh dhe pastaj të flasësh me njerëzit,” i tha Stiller Zelenskyt.

 

COMMENTS

x