Connect with us

Kosovë

Jashari thotë se Kurti po e injoron sindikatën e Arsimit!

Publikuar

me

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se punëtorët e arsimit vazhdojnë t’i marrin benefitet e përcaktuara me Kontratën Kolektive, ndonëse ishte shkëputur njëanshëm nga Ministria e Arsimit.

Sipas Jasharajt, kjo kontratë është shkëputur njëanshëm, dhe si e tillë nuk ka bazë ligjore. Të njëjtën thotë se duhet ta bëjnë të dyja palët, përndryshe s’ka vlerë juridike.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Jasharaj ka pasur kritika për vendimin për kompensim të orëve të humbura shkaku i grevës. Edhe këtë vendim, Jasharaj e konsideron si anti-ligjor.

“Zonja Nagavci mbase duke e mbajtur atë hidhërimin e grevës, jo vetëm këtë por e mori edhe atë vendimin e njëanshëm për kompensimin e orëve edhe pse kontrata e thotë qartë se kompensim të orëve nuk ka dhe nënshkrues nga njëra anë është MASHTI dhe nga ana tjetër jemi ne, dhe ne nuk mund ta shkelim kontratën, por neni 31 i kontratës e lë mundësinë që thotë që ‘përveç nëse arrihet ndonjë marrëveshje e veçantë’, dhe kjo marrëveshje e tillë nuk arrihet dhe u bënë sa kohë që ende nuk kemi pasur asnjë takim me zonjën Nagavci, edhe pse i kemi dërguar shkresë për një gjë e tillë”, u shpreh Jasharaj.

Teksa ka folur për kontratën kolektive, Jasharaj thotë se mësimdhënësit vazhdojnë t’i marrin benefitet që i ka ajo. Thotë se kjo është dëshmuar edhe me vendim të Gjykatës.

“Ishte një informatë e saj e njëanshme e cila nuk ka asnjë efekt, ngase kontrata e thotë qartë se anulim të kontratës njëanshme nuk mund të ndodh. Po, sepse komunat as në të kaluarën nuk e kanë bërë këtë gjë të tillë, hatri i kontratës apo i respektit ndaj punëtorëve të arsimit. Të gjitha benefitet nga kontrata janë arritur dhe disa prej tyre i kanë dërguar edhe në Gjykatë dhe të gjitha lëndët janë fituar. Kontrata mbetet në fuqi, ngase po them nuk ka të drejtës, edhe ne nëse do të ishim në situatë ta këpusim, nuk do të kemi të drejtës, sepse duhet të pajtohen të dyja palët”, thotë ai.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë dialogu me ta, përkundër kërkesave të vazhdueshme.

Jasharaj ka përmendur edhe injorimin që e ka marrë nga shefi i Qeverisë për kërkesën që kishin. Thotë se atë kërkesë e keqpërdori.

“Pa u kthyer shumë në kohë, nëntë muaj kemi bërë angazhime dhe rrugëtim, e madje duke shkuar edhe me disa veprime t përshkallëzuar si protesta, një orë grevë e kështu më radhë, dhe vet faktuar se e filluam grevën më 25 gusht, ku ende nuk po fillonte mësimi, e kemi bërë për t’ia dhënë alarmin e fundit Qeverisë që ato ditë të ulemi dhe të bisedojmë. Asnjëherë Qeveria Kurti nuk ka pasur qasje të sinqertë dhe pozitive ndaj sindikatave, madje menzi e arritëm një takim ne Këshilli Grevist, dhe ai (Kurti) takim, i keqpërdori duke e nxjerrë e ironizuar me mua dhe me takimin se më thanë ‘vëlla ami 100 euro’, thuajse unë ato para i kam kërkuar për vete”, thotë Jasharaj.

Reklama