fbpx

Jashari për protestën e veteranëve: Çfarëdo që të ndodh nesër, përgjegjësia është e Albin Kurtit

HomeLajmeKosovë

Jashari për protestën e veteranëve: Çfarëdo që të ndodh nesër, përgjegjësia është e Albin Kurtit

Xhavit Jashari i OVL UÇK-së ka folur një ditë para protestës së paralajmëruar të veteranëve të luftës si pasoje e mos përfshirjes së kësaj kategorie në Ligjin e Pagave.

Jashari ka thënë se paraprakisht i kanë bërë thirrje Qeverisë Kurti për të mos e bërë një gabim të tillë, megjithatë të njëjtit kanë vepruar në të kundërt.

Ndër të tjera ai tha se pavarësisht thirrjes që i kanë bërë për ta ruajtur qetësinë në protestën e nesërme, në rast se ndodh ndojnë incident, përgjegjësinë do ta mbajë kryeministri Kurti.

“Ne kemi bërë thirrje që të mos hyjmë brenda institucioneve të Kosovës”.

“I kemi bërë thirrje gjithashtu institucioneve dhe kësaj Qeverie që të mos e bëjnë një gabim të tillë. është edhe rregull se ata të cilët i shkaktojnë problemet, edhe nëse ndodh ndonjë incident përgjegjësitë bijnë mbi Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti”.

“Nuk do të dëshiroja që të ndodhë asnjë ekces më i vogël dhe ju kemi bërë thirrje edhe përmes organeve tona drejtuese që ata që vijnë në protest të jenë të qetë, dinjitetshëm dhe t’iu tregojmë se dinjiteti i luftës së UÇK-së do të vazhdoj tutje sa ne të jemi këtu”, tha Jashari në kanal10.

COMMENTS

x