fbpx

Jashari mirëkupton Kurtin, lëshon pe për një çështje

HomeLajmeKosovë

Jashari mirëkupton Kurtin, lëshon pe për një çështje

Kryegrevisti Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti qe të ulet e të bisedoj me krerët e BSPK-së.

Ai ka pohuar se e mirëkupton dëshirën e Kurtit të mos takohet me të.

“Le të takohet me krerët e BSPK-së. Me Atdhe Hykollin. S’ka dert që unë s’jam në takim. Vec le të gjejnë zgjidhje”, ka pohuar Jasharaj në Pressing.

Jasharaj ka folur edhe rreth bashkëpunimit që kjo sindikatë ka pasur me qeveritë e kaluara.

Ai tha se të gjitha qeveritë e kaluara i kanë pasur dyert e hapura për dialog me SBASHK-un, por një gjë të tillë nuk e kanë edhe në raport me Qeverinë Kurti II.

“Te të gjitha qeveritë tjera dyert e dialogut kanë qenë të hapura, besoni edhe kur hynëm në grevë në qeverinë Haradinaj, që zgjati 3 javë, asnjëherë nuk e ka mbyll derën, 6 herë jemi takuar, ka dërguar pjesë të kabinetit të tij tek në, në cçdo qeveri edhe te zoti Mustafa i kemi pasur dyert e hapura, edhe me zoti Hoti”, ka thënë Jasharaj.

x