fbpx

Jasharaj: Jam i gatshëm që bashkë me Flokun të takohemi me Kurtin

HomeLajmeKosovë

Jasharaj: Jam i gatshëm që bashkë me Flokun të takohemi me Kurtin

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për ardhjen e drejtoreshës së Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flok, dhe takimit që kjo e fundit do ta ketë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ai tha se është Flok ajo që e di se kë do ta ketë në ekip, teksa shprehu gatishmërinë që si kryetar i SBAShK-ut të jetë pjesë e takimit.

“Por, nëse ajo e sheh të rrugës që të merr njerëz profesional nga fusha, sepse unë po deklaroj publikisht që ka sfera që unë s’i njoh, dhe cilido nga SBAShK-u që do ta shoqërojë Flokën do të shkojë për të dhënë kontribut”, është shprehur Jasharaj, njofton Klankosova.tv.

Jasharaj e komentoi edhe debatin e ashpër që e pati me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Bashën, ku tha se “falë Zotit që janë mediat pasi debati nuk ishte për të bërë zgjidhje”

“Ai s’është anëtar i këtij komisioni dhe unë e kam përcjellur, paraqitjet e tij janë të vrazhda e fyese dhe është ai që jep vlerësime se a i kemi 67 apo 68% të njerëzve tanë analfabet”.

“Debati i tij nxiti edhe tensionime. Ne nuk jemi që të ketë tensionime. Nëse po thonë se i kemi 67% analfabetë, atëherë pse po duan t’i hapin shkollat?”, është shprehur Jasharaj, njofton Klankosova.tv.

x