fbpx

Jasharaj i ashpër me Kurtin: Të mos e lejojmë Kosovën të bëhet vend diktatorial

HomeLajmeKosovë

Jasharaj i ashpër me Kurtin: Të mos e lejojmë Kosovën të bëhet vend diktatorial

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë kërkuar nga të gjitha partitë opozitare politike që të bëhen bashkë që të mos lejojnë që Kosova të kthehet në një shtet diktatoria.

Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të premten pasdite, Jasharaj ka thënë se qeveria ka tendencë t’i shtypë dhe heshtë sindikatat.

“Është mirë që të gjithë të bëhemi bashkë që të mos lejojmë që Kosova të kthehet në një shtet diktatorial. Tendencat janë që të shtypen e të heshtën sindikatat, e kur sindikatat shtypen atëherë nuk ka shtet demokratik. Nuk e ka askush të drejtën që Kosovën ta dërgojë deri këtu, e nesër ta dërgojë edhe më keq”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka kërkuar nga partitë që ta ndihmojnë SBASHK-un të vijë deri te dialogu me Qeverinë.

“Rrugëtuam nëntë muaj dhe nuk arritëm asnjëherë të ulemi me fajin e Qeverisë të bisedojmë që të mos vijë situata deri këtu. Jemi duke i vizituar subjektet politike që janë pjesë e parlamentit. Lutja jonë është që ata të shfrytëzojnë çdo mundësi që kanë që të ketë dialog. Edhe deputetë të bëjnë diçka që kjo situatë të ndryshojë dhe të mos ketë diçka të tillë që njerëzve tu ulen pagat. Lus të gjitha partitë që të na ndihmojnë që të vijmë deri te ky dialog”, ka thënë Jasharaj.

x