fbpx

Janë shpallur 30 qytetet më të bukura në Evropë! Shikoni cili qytet nga Shqipëria hyri në listë

HomeLajmeKosovë

Janë shpallur 30 qytetet më të bukura në Evropë! Shikoni cili qytet nga Shqipëria hyri në listë

Shoqata Japoneze e Agjencive të Udhëtimit, emri i shkurtër i së cilës është JATA, ka renditur 30 qytetet më të bukura në Evropë. U përcaktuan pikat më të bukura në Evropë dhe kësaj liste iu shtua një qytet nga Shqipëria.

Pra, cilat janë qytetet më të bukura në Evropë, cili qytet shqiptar hyri në listë?

Në listën e publikuar mes 30 qyteteve, renditet edhe Berati në vendin e dytë, përcjell KosovaPost.

“Mangalemi, në qytetin e Beratit shtrihet në brigjet e lumit Osum dhe është në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ka qenë një qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, që gjë e dëshmon kështjella e tij”, thuhet në shkrimin e publikuar nga “The Telegraph”.

Qendra urbane e Beratit, reflekton influenca të traditës së banesave popullore ballkanike, që datojnë kryesisht në shekujt e 18 dhe 19 e.s. Kjo traditë është adaptuar për t’iu përshtatur mënyrës së jetesës së qytetit, me shtëpitë e vendosura në shpate me planimetri kryesisht horizontale dhe që përdorin gjerësisht dritën natyrore.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Këto janë 30 qytetet më të bukura në Evropë, sipas Shoqatës Japoneze të Agjentëve të Udhëtimit (JATA).

Më poshtë është lista e qyteteve sipas renditjes.

1. Kilkenny, Irlandë
2. Berat, Shqipëri
3. Civita di Bagnoregio, Itali
4. Procida, Itali
5. Conwy, Wells
6. Lech, Austri
7. Hindeloopen, Holandë
8. Lefkara, Qipro
9. Rovinj, Kroaci
10. Soglio, Zvicër
11. Visby, Suedi
12. Setenil de las Bodegas, Spanjë
13. Piran, Slloveni
14. Vlkolinec, Sllovaki
15. Marianske-Lazne, Republika Çeke
16. Quedlinburg, Gjermani
17. Bernkastel-Kues, Gjermani
18. Golyazi, Turqi
19. Reine, Norvegji
20. Sopron, Hungari
21. Koprivshtitsa, Bullgari
22. Porvoo, Finlandë
23. Saint-Cirq-Lapopie, Francë
24. Riqueëihr, Francë
25. Sint-Martens-Latem, Belgjikë
26. Zalipie, Poloni
27. Monsanto, Portugali
28. Ohër, Maqedoni
29. Kotor, Mali i Zi
30. Gura Humorului, Rumani.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze./KosovaPost