Connect with us

Lajme

Janari nis i ngrohtë! Ç’pritet të ndodhë në pjesën e dytë të muajit

Publikuar

me

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje për Abc Live me gazetaren Sibora Bitri tha se moti i ngrohtë do të vijojë dhe për disa ditë por në pjesën e dytë të Janarit pritet të ketë ulje temperaturash. Pritet që të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe dëborës pas 13 Janarit.

“Nuk presim të kemi ndonjë të ftohtë ekstrem sikurse jemi mësuar gjatë viteve të fundit. Kryesisht fillimi i Janarit ka qenë i ftohtë kur kemi pasur temperatura të ulëta. Krejt ndryshe ka nisur ky vit. Nuk do të na mungojnë ditët e ftohta të dimrit.”, u shpreh Porja.

“Ne presim që në pjesën e dytë të ketë jo vetëm shira por dhe reshje dëbore, sidomos në zonat malore. Pjesa tjetër ka reshje shiu. Parashikohet që ditët e ftohta të jenë pas datës 13.“, shtoi ajo duke folur më pas dhe për motin e acartë që ka prekur SHBA-në.

E pyetur nga gazetarja nëse do të prekemi nga këta temperatura, ajo tha se do të goditen kryesisht vendet veriore të Evropës. “Do të goditen pjesërisht Mbretëria e Bashkuar dhe zonat veriore por ne jemi më poshtë. Këto vijnë më të degraduara si masa ajrore.

Kemi pasur herë pas here nga Poli i Veriut por me temperatura deri në minus 10. Nuk është se ka sinjale për të ashtuquajturën “bomba polare”. Deri nga mesi i Janarit nuk ka temperatura të ulëta.”, tha ajo. /abcnews.al

Reklama