fbpx

“Jam vëllai i Vuçiqit”, Rama ironizon dhe tregon se si qesh kur takohet me Kurtin

HomeLajmeKosovë

“Jam vëllai i Vuçiqit”, Rama ironizon dhe tregon se si qesh kur takohet me Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj pyetjeve për Ballkanin e Hapur si dhe marrëdhënieve të tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Rama tha me ironi është “vëllai i Vuçiqit”.

“Për të ardhur te pro-serbizmi im. Unë jam më shumë se kaq. Jam vëllai i Vuçiqit. Ju e dini këtë dhe e keni bërë kështu.. status timin, që unë jam vëllai i tij, por përtej kësaj unë dua të them këtë. Këndvështrimi im është që ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos t’i rrisim të gjitha ato mundësi ta integrojmë këtë pjesë të Europës që jo pa arsye është pjesa më e prapambetur historikisht”, tha ai.

Ndërkaq për marrëdhëniet me Kurtin, Rama dhe se njerëzit do të habiteshin po t’i shinin se si qeshin kur në takime.

“Me Albinin e kemi një marrëdhënie që është e kahershme dhe do të jetë e tillë gjithmonë. Juve ju duket si shaka, por kjo është e vërteta. Ne jemi njëkohësisht njerëz me bindje të forta dhe sa herë të shikosh njerëz me bindje të forta që kanë dakordësi për çdo gjë, do të thotë se atyre o u janë dobësuar bindjet, o s’i kanë pasur ndonjëherë të forta”, tha Rama.

“Po të jeni kur ne jemi bashkë dhe të shikoni volumin e qeshjeve dhe të auto-ironisë që na bashkon reciprokisht, mbase do habiteni e pastaj do të thoni ‘jo mor vëlla ky s’qenka vëllai i Vuçiqit, ky qenka vëllai i Albinit’. Kështu që më lëni të rri vëllai i të dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen”, shtoi kryeministri shqiptar.

COMMENTS

x