“Jam krenare 1ë jam Shqiptare”, zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipës në Tiranë!?

HomeShqiperi

“Jam krenare 1ë jam Shqiptare”, zbulohet arsyeja e vizitës së Dua Lipës në Tiranë!?

Këngëtarja e famshme botërore Dua Lipa, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në tokën shqiptare, i është bashkuar nismës në Tiranë “Adopto një Kopësht”.

Ajo ka përzgjedhur Kopshtin numër 42, i cili ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku, për të lënë një gjurmë në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, të cilit nuk i shpëtoi as kjo godinë.

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa u shpreh e lumtur që mundi të japë një kontribut në Programin për Rindërtimin, por mbi të gjitha, ajo tha se ndihet krenare që është shqiptare. “Kopshti ka për të qenë shumë i bukur.

Po ndihem shumë krenare që “Sunny Hill Foundation” ndihmoi për realizimin e kopshtit.

Me shpresë të shohim më shumë gjëra të mira për vendin tonë. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe me çfarëdo ndihme që mund të ndihmoj jam shumë e nderuar” u shpreh ndër të tjera Dua./ Abcnews.al

COMMENTS