fbpx

Jakshiq për largimin nga Gjykata: Ndarja emocionale me shqiptarët, e vetmja histori e suksesshme

HomeLajmeKosovë

Jakshiq për largimin nga Gjykata: Ndarja emocionale me shqiptarët, e vetmja histori e suksesshme

Marko Jakshiq, punëtor administrativ në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, tha se largimi i serbëve nga gjykata ishte shumë emocionues.

“Për këto pesë vite, njerëzit që bashkëpunuan në interes të të dy komuniteteve kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësore. Kur të gjithë e kishin të qartë se ishte dalja e fundit, kishte emocione, lot, më vjen keq që dikush nuk e dokumentoi, do të ishte një dokumentar i jashtëzakonshëm se si një njeri që krijon probleme në Kosovë e shkatërroi lehtësisht historinw e vetme tw suksesshme në Bruksel. Të gjithë ishin të vetëdijshëm se dalja jonë nuk ishte e drejtuar kundër kolegëve tanë, as kundër popullit shqiptar, por ishte rezultat i një njeriu, ai ka edhe njerëz të tjerë, si Osmani dhe Sveçla. Ajo politikë e ngurtë e drejtuar kah veriu i Kosovës çoi në të vetmen mundësi – largimin nga gjykata. Askush nuk ka ndërmend të kthehet në atë ndërtesë apo në një gjykatë të asaj forme. Ne jemi të gatshëm të jemi pjesë e disa historive të reja, por sigurisht nuk ka rrugë të rikthehemi në situatën që ishte të premten”, tha Marko Jakshiq për N1.

Ai thekson se në atë gjykatë kanë punuar njerëz me përvojë shumëvjeçare, të cilët kanë përparuar ndër vite dhe shton se asnjë nga gjyqtarët nuk ka ndërmend të “bëhet pjesë e së njëjtës histori”.

“Nuk shoh se si dikush mund të krijojë një gjyqtar serb brenda natës. Ju mund të zëvendësoni liderët politikë dhe punonjësit administrativë, por nuk është e mundur të zëvendësohen gjyqtarët dhe nuk ka njerëz në komunitetin serb që mund t’i plotësojnë ato pozita. Këtu shihet pakuptimësia e të gjitha marrëveshjeve që nuk janë zbatuar”, thotë Jakshiq.

“Shpresoj që ata që e shkatërruan historinë e suksesshme multietnike, që është gjyqësori, sepse këmbëngulën në tema budallaqe si targat, që nuk kafshuan asnjë shqiptar, më duket se shqiptarët janë inatosur edhe me Kurtin, sepse ai i ktheu gjërat në vitin 2013”, thekson ai.

Ai gjithashtu thotë se Beogradi u ka kërkuar atyre që të jenë më fleksibël, por se vendimi për largim është marrë në nivel lokal.

“Ka pasur pak fjalë për atë që po kalonim muajt e fundit. Jemi munduar të vëmë në dukje të gjitha parregullsitë, zvogëlimin e numrit të vendeve të planifikuara të punës për serbët, nuk kemi pasur mirëkuptimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë apo vendimmarrësve në Prishtinë. Ky nuk është teka jonë, por një vendim i detyruar”, tha ai.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me proceset në vazhdim, Jakshiq tha se rastet prioritare u janë dorëzuar shqiptarëve.