Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë burgun për shkeljen e ligjit saudit disa ditë para meçit

1 minute, 36 seconds Read

Jake Paul dhe Tommy Fury rrezikojnë të përfundojnë në burg në Arabinë Saudite para luftës së tyre.

Boksierët ranë dakord për një marrëveshje që fituesi i merr të gjitha në konferencën e tyre të fundit për shtyp përpara takimit në ring këtë të dielë (26 shkurt). Ndërsa mund të duket si një duel argëtues mes dyshes, të gjitha format e basteve janë të paligjshme në vendin ku po luftojnë.

Eksperti që i njeh mirë ligjet e Lindjes së Mesme, James Dorsey konfirmoi për Daily Star se dyshja kishin shkelur ligjin saudit: “Në thelb, po është e paligjshme, por çfarë rëndësie ka?”.

“Nëse ti dhe unë kemi bërë një bast me njëri-tjetrin në Arabinë Saudite, përveç nëse e kemi bërë publike, atëherë nuk ka si të merren masat”.

“Për të qenë i drejtë, kështu është edhe në Perëndim. Ju mund të shkelni ligjin në Perëndim dhe kjo nuk do të dihet nëse dikush i besueshëm nuk e zbulon atë”, ka shtuar më tej ai.

Paul e sfidoi Furyn në bastin kur ai tha: “Unë mendoj se ne do bëjmë një marrëveshje, pasi ju jeni kaq të sigurt. Nëse fitoni, unë do t’ju paguaj dyfishin e asaj që po ju paguaj tashmë. Por, nëse fitoj, marr gjithçka”.

Fury nuk dukej aq i sigurt, duke pirë një gllënjkë nga pija e tij para se të përpiqej të ndryshonte temën, ndërsa ai u përgjigj: “Pse do të ngrihesh në këmbë sikur dëshiron të bësh diçka? Ulu, ulu”.

Por, babai i tij Tommyt më pas pranoi bastin në emër të tij. “Ju keni marrë një marrëveshje. Gjithçka ose asgjë, ju e keni atë dhe do të shkojmë për të”. /Telegrafi

Publikime te ngjashme