Lajme
Jakaj e lë me pasoja boksierin serb, Nikoliq zgjohet me njërin sy të ënjtur

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mposhti mbrëmë boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.
Fitorja në fund u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve.
E rrahja e boksierit kosovar duket se e ka lënë me pasoja bokserin serb, pasi që ai është zgjuar me një sy totalisht të mbyllur.
