fbpx

Jabllanovic nuk ka vendosur akoma për pjesmarrjën në zgjedhje, kërkon që të koordinohet me Beogradin

HomeLajmeKosovë

Jabllanovic nuk ka vendosur akoma për pjesmarrjën në zgjedhje, kërkon që të koordinohet me Beogradin

Në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve në veri të vendit, përfaqësuesit serbë u shprehen skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat e Kosovës, si në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Në takimin ku nuk morën pjesë zyrtarë nga Lista Serbe, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia Serbe e Kosovës, para gazetarëve në Prishtinë, nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e subjektit të tij në zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor.

Madje, ish-ministri Jabllanoviq e ka quajtur situatën në veri të komplikuar. Ai tha se për organizimin e zgjedhjeve në veri duhet të ketë koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Serbisë.

Jabllanoviq, i cili nuk deshi të flas nga foltorja ku bëri adresimin presidentja, tha se nga kjo situatë në veri mund të ketë gjëra të paparashikueshme.

“Çfarë tani mund t’ju them si një njeri i cili vjen nga veriu i Kosovës është se disponimi i shumicës së qytetarëve të veriut, pra të serbeve, është që nuk duhet që tani të dilet në zgjedhje. A do të ndryshoj ndonjë gjë në ndërkohë dhe se në çfarë drejtimi, ajo varet shumë nga disponimi i qytetarëve nga veprimet/potezat e Qeverisë në Prishtinë e sidomos nga veprimet/potezat e Qeverisë sonë në Beograd. Ne duhet që të kemi koordinim të qartë dhe të afërt me Qeverinë e Republikës së Serbisë, sepse këto nuk janë zgjedhje e thjesht, këto janë zgjedhjet në një moment specifik, i cili mund të jetë shumë i paparashikueshëm. Tani për tani nuk kemi marrë përgjigje nga Prishtina për pyetjet që i kemi parashtruar”, tha ai.

Se a do të marrin pjesë në zgjedhje, Jabllanoviq tha se do të marrin parasysh shumë faktor.

“Situata nuk është aq e thjeshtë dhe ka të bëjë me zgjedhjet e thjeshta, është situatë e komplikuar. Ne në këtë mbledhje kemi ardhur thjeshtë me qëllime të mira të dëgjojmë se çfarë do të na thuhet këtu, çfarë është plani i Institutit në Prishtinë për organizimin e këtyre zgjedhjeve dhe asgjë tjetër lidhur me të. Se a do të marrim pjesë në këto zgjedhje varet nga shumë rrethana, por për ne si serb para se gjithash, varet nga disponimi në komunitetin tonë si dhe nga qëndrimet e Beogradit zyrtar. Dhe në fund të fundit kur të gjitha gjëra merren parasysh ne duhet të mbajmë sado pak një lloj komunikimi t’i përcjellim sinjalet e duhura të cilat Qeveria e Serbisë na dërgon. Ne shpresojmë të kemi sinjale në një periudhë në të ardhmen. Presidentes Osmani ne i kemi përcjellur disa dyshime tona rreth disa detajeve të rëndësishme dhe të cilat mungojnë në takimin e sotëm, pra rreth asaj se si do të mbahen ato zgjedhje, cilat janë mangësitë ne terren. Pra tani nuk është momenti duhur për zgjedhje. Do të shohim se ndoshta përgjigjet në këto pyetje do t’i marrim në ndonjë periudhë në të ardhmen. Por, unë mendoj, se si do që të mirët, si ligjërisht ashtu edhe sipas Kushtetutës afati është tepër i shkurtë (brutalisht i shkurtë) dhe nuk ka ndonjë hapësirë të madhe”, tha ai./KP