fbpx

Ja sa para do të përfitojë Drita nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve

HomeSportSporti vendor

Ja sa para do të përfitojë Drita nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve

Drita para pak ditëve është shpallur kampion i Kosovës në Superligë për këtë edicion.

Më këtë rast, ata e siguruan edhe vendin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve në fazën preliminare, ku do të takohet me kampionin e Andorras, Inter Escaldes.

Klubi gjilanas do të përfitojë 260 mijë euro nga UEFA vetëm për këtë sukses në Superligë. Por, kjo nuk do të jetë shuma e vetme e fituar nga klubi “bardhekaltër” pasi që përshkak të pjesëmarrjes në raundin preliminar të Ligës së Kampionëve do të shpërblehet me 230 mijë euro shtesë nga UEFA, vetëm se merr pjesë në këtë kompeticion.

Pasi që edhe në edicionin e kaluar ku kishte marrë pjesë Feronikeli, kaq para ishin ndarë për klubin nga Drenasi.

Në rast se Drita e kalon raundin preliminar do të rritet shuma të cilën do ta fitojnë “Intelektualët”, e cila do të ishte 280 mijë euro.

Pra, bazuar në ndarjen e parave të sezonit të kaluar nga UEFA, Drita do t’i ketë të garantuara 490 mijë euro, pa përfshirë këtu nga parat të cilat do t’i marrë nga FFK-ja.

Drita edhe në vitin 2018 kur ishte shpallur kampion, kishte marrë pjesë në këtë eveniment ku e kishte kaluar fazen preliminare e më pas u eleminua nga Malmo.

COMMENTS