fbpx

Ja kur do t’i dorëzohet Kuvendit peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për tërheqjen e Trustit

HomeLajmeKosovë

Ja kur do t’i dorëzohet Kuvendit peticioni me mbi 21 mijë nënshkrime për tërheqjen e Trustit

Për disa ditë një grup i qytetarëve me vet iniciativë kanë filluar peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për tërheqjen e Trustit.

E, vetëm për pak kohë janë arritur të mblidhen mbi 21 mijë të tilla.

Pas përfundimit të këtij peticioni i njëjti do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.

Peticionin me mbi 21 nënshkrime deputetë e Kuvendit të Kosovës do të kenë në duart e tyre më së largu deri të mërkurën e javës e ardhshme.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online, iniciuesi i këtij peticioni, Adnan Jashari.

“Na duhen edhe pak përgatitje dhe më së largu deri të mërkurën do ta dërgojmë në Kuvend”, është shprehur shkurt Jashari.

Projektligji për Trustin ka dështuar të votohet më 23 qershor të këtij viti.

44 vota të partive opozitare kanë votuar pro këtij Projektligji derisa 57 deputetë të pozitës kanë votuar kundër.

Kurse, vetëm një ka abstenuar.

Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional të Kosovës ishte iniciuar nga PDK-ja derisa ishte përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK. Ndërkaq, Vetëvendosje ka dalë kundër kësaj ideje

COMMENTS

x