Connect with us

Lajme

Italia hap rreth 70 mijë vende pune, në listën e përfituesve edhe shqiptarët

Published

on

Ministria e Brendshme italiane ka bërë zyrtarisht të ditur se janë hapur rreth 70 mijë vende pune për punonjës që vijnë nga vende që s’janë pjesë e BE, mes tyre dhe Shqipëria.

Nëpërmjet njoftimit zyrtar është bërë e ditur numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonal, si dhe të vet-punësuarve.

MPB-ja italiane njofton vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune.

“27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria.

Ndërkohë që më tej theksohet se 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:

Kosova

Shqipëria

Algjeria

Bangladeshi

Bosnje-Hercegovinë

Etiopia

Gambia

Gana

Guatemala

Indi

Bregu i Fildishtë

Japonia

Mali

Mauritius

Moldavia

Mali i Zi

Maroku

Nigeri

Nigeria

Maqedonia e Veriut

Pakistani

Filipinet

Republika e Koresë

Senegali

Serbia

Shri Lanka

Sudani

Tunizia

Ukrainë

Aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00

Advertisement
Comments