fbpx

Ismajli i PDK-së i reagon ministrit Peci: Po bën krahasime me vitin e kaluar kur gjithçka ishte në kolaps

HomeLajmeKosovë

Ismajli i PDK-së i reagon ministrit Peci: Po bën krahasime me vitin e kaluar kur gjithçka ishte në kolaps

Koordinatori për Bujqësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në Partinë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli i ka reaguar Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit i cili ka deklaruar se Kosova ka shënuar rekorde gjatë këtij viti me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë.

Përmes një postimi në Facebook, Ismajli ka deklaruar se ministri Peci është duke krahasuar suksesin e këtij viti me atë të vitit 2021, kur Kosova ishte e mbyllur nga pandemia.

Tutje, Ismajli ka publikuar të dhëna të viteve 2012-2017, ku ka deklaruar se fermerët kanë mbjellë nga 89 mijë deri në mbi 100 mijë hektarë tokë me grurë, ndërsa tani ministri Peci po mburret me 66 mijë hektarë të mbjellura me grurë.

“Këto shifra dëshmojnë se qeveria aktuale i ka harruar bujqit. I ka braktisur ata dhe nuk po i mbështetë. Përkundrazi, po i dekurajon duke mos i subvencionuar dhe duke mos krijuar lehtësira për punën fisnike që bëjnë. Kjo ka bërë që shumë bujq sivjet të mos mbjellin tokat e tyre e shumë sektorë të pësojnë keq dhe kjo do të shihet më së miri vitin e ardhshëm”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë i Ismajlit:

Ministria e Bujqësisë e udhëhequr nga Faton Peci po mburret me statistikat e mbjelljes së grurit dhe rendimenteve tjera bujqësore, duke bërë krahasim vetëm me vitin e kaluar kur vet ai ka udhëhequr këtë sektor.

Por, shifrat zyrtare janë publike dhe e demantojnë keq këtë qeveri e cila në çdo sektor po mburret me kinse rritje, duke bërë krahasime vetëm me vitin 2021 kur gjithçka në Kosovë ishte në kolaps nga pandemia.

Derisa ministri Peci thekson me mburrje se këtë vit Kosova kishte të mbjella 66 mijë hektarë me grurë duke e paraqitur këtë shifër si thyrje rekordi krahasuar me vitin e kakuar, ai po “harron” të shikoj rendimentet e para pak vitesh 2012-2017 kur Peci nuk ishte ministër e kur në Kosovë fermerët mbillnin nga 89 mijë e deri në mbi 100 mijë hektarë tokë me grurë.

Këto shifra dëshmojnë se qeveria aktuale i ka harruar bujqit. I ka braktisur ata dhe nuk po i mbështetë. Përkundrazi, po i dekurajon duke mos i subvencionuar dhe duke mos krijuar lehtësira për punën fisnike që bëjnë.

Kjo ka bërë që shumë bujq sivjet të mos mbjellin tokat e tyre e shumë sektorë të pësojnë keq dhe kjo do të shihet më së miri vitin e ardhshëm.

Bujqit e Kosovës dhe të gjithë qytetarët pa dallim tashmë e kanë parë se populizmi i kësaj qeverie me shifra të pa sakta, është lojë e rrezikshme ku zyrtarët qeveritar përpiqen t’i mashtrojnë qytetarët edhe për bukën e gojës e lëre më në fushat tjera. /Lajmi.net

COMMENTS

x