Connect with us

Kosovë

Islami i del në mbrojtje Mehmet Krajës: “Kraja është një intelektual i guximshëm…”

Publikuar

me

Analisti politik, Dardan Islami i ka dalur në mbrojtje Kryetarit të Akademisë së Shkencave, Mehmet Kraja, sipas tij z.Kraja, është një intelektual i guximshëm, i cili hapi një debat të rëndësishëm, e tha të vërteta që shumica nuk janë gati t’i dëgjojnë.

Islami gjithashtu la vend për dyshime, nëse analiza ishte personale e z.Kraja ose jo. Sipas tij, nëse ajo ishte e z.Mehmet Krajës, nuk do të duhej ta përdorte llogon e Akademisë së Shkencave.

Por gjithsesi, Islami thotë se ai në asnjë mënyrë nuk duhet të linçohet.

Shkrimi i plotë i Islamit:

“Mehmet Kraja eshte nje intelektual i guximshem, e si ky jane te rrall ne shoqerin tone. Edhe kete here ai arriti qe me guximin e tij ta provokoj nje debat shume te nevojshem. Personalisht mendoj se duhet fokusuar ne fakte dhe te debatojme se çka nga te thenat nuk jane te verteta, ta diskutojm edhe qasjen e tije, edhe stilin pse jo edhe momentin kur ai vendosi ta publikoi kete histori te shkurter te Kosoves. Mund te debatojm edhe se a na pelqen apo jo, por nuk kemi te drejte ta linçojm sepse po e thot nje te vertet qe shumica nuk eshte gati ta degjoje. Jo me doemos duhet ta mbrojme Mehmet Krajen, por te pakten duhet ta admirojm per guximin e tije ku ai nuk heziton ti shfaq mendimet e tije publikisht. Nese ky dokument nuk eshte diskutuar dhe votuar nga antaret e tjere te Akademise, atheher Kraja eshte fajtor pse ka perdor logon e Akademise,por nese ai i ka ballfaquar faktet me koleget e tije dhe argumentet e tij kan fituar me shumice absolute, atehere kemi te bejme me nje veprim te guximshem qe e ve ate ne kry te detyres.”

Reklama